Aksident në rrugën “Laguna-Patok”, dërgohet në spital drejtuesja e mjetit


Kurbin – Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 15:00 në rrugën “Laguna-Patok”, ku një automjet ka dalë nga rruga.

Sipas informacionit paraprak, shtetasja me inicialet V. P., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke bërë që ky i fundit të devijojë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, është lënduar drejtuesja e automjetit, e cila është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Lajme te tjera

error: Content is protected !!