Velipoja, qetësi dhe çmime të ulëta në fund të shtatorit – Pushuesit vijojnë të shijojnë detin

Edhe pse sezoni turistik po i afrohet fundit, Velipoja vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për pushuesit, sidomos në këtë periudhë të shtatorit.

Pavarësisht kalendarit që shënon fundin e verës, plazhi i Velipojës mbetet aktiv. Dhjetëra pushues, kryesisht nga Shkodra dhe Kosova, vijojnë të shijojnë ditët me diell dhe detin e qetë.

Ajo që e bën Velipojën edhe më tërheqëse në këtë kohë është qetësia që ofron zona dhe çmimet e ulëta, të cilat kanë rënë ndjeshëm pas pikut të sezonit. Në këtë fazë, shumë familje dhe pushues preferojnë të shfrytëzojnë fundin e verës për të bërë pushime më të lira dhe më të qeta.

Bizneset lokale kanë vijuar aktivitetin dhe ofrojnë shërbime me çmime më të përshtatshme, çka e kthen Velipojën në një zgjedhje ideale për ata që preferojnë plazhin larg zhurmës dhe mbipopullimit të muajve korrik-gusht.


Lajme te tjera

error: Content is protected !!