Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin e GJKKO për masën e sigurisë “arrest në burg” për Denis Brajoviq, i cili u ekstradua në muajin korrik të këtij viti nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit tonë për llogari të Prokurorisë së Posaçme.
Bajri ishte shpallur në kërkim në megaoperacionin “Metamorfoza” për eliminimin e Gjin Boriçit (Ndojit) në Vau Dejës më 9 gusht 2020, kërkuar si detyrë nga i zhdukuri Ervis Martinaj, ‘mbreti i kumarit’, sepse po e konkuronte në fushën e lojërave të fatit. Ai u arrestua më 27 shkurt 2024 në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Denis Bajri akuzohet pwr veprat penale; “vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”; “grupi i strukturuar kriminal”; “lryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; dhe “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.
Komunikimet në aplikacionin “SkyECC” të zbardhura nga autoritetet franceze zbuluan se vrasja e Gjin Boriçit ishte organizuar nga Behar Bajri, ndërsa në rolin e ekzekutorit ishte Denis Bajri.
Në përgjime SPAK ka mundur të zbardh biseda që konfirmojnë autorësinë e vrasjes dhe që korrespondojnë fiks me oraret e ekzekutimit. Fillimisht, Denis Bajri në “SkyECC” njofton Behar Bajrin dhe i shkruan “kryvi”. Të njëjtin mesazh pak minuta më vonë ia nisën edhe Ervis Martinajt.
Për këtë vrasje, biznesmeni Pëllumb Gjoka ishte ai që pajtoi Behar Bajrin dhe Behari ia la porosi Denisit, në këmbim më pas Gjoka kërkoi vrasjen e ish policit të burgut, Kleanth Musabelliu, i cili shpëtoi. Behar dhe Gjin Boriçi ishin miq në atë kohë dhe pas vrasjes i shkoi në varrim.