Asgjësohen 1723 bimë kanabisi, arrestohen babë e bir në Shkodër. Procedohen dhe 6 kryetarë fshatrash

Arrestime dhe procedime për kultivim kanabisi në Malësinë e Madhe

Policia e Shkodrës ka njoftuar për një rast të ri të kultivimit të bimëve narkotike, ku si rezultat i operacionit u arrestuan dy persona dhe u proceduan penalisht gjashtë të tjerë.

Gjatë kontrolleve, uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 1723 bimë kanabisi.


Detajet e ngjarjes

Sipas njoftimit zyrtar të policisë:

“Në territorin e njësisë administrative Kastrat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 521 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit P. D., 64 vjeç, dhe B. D., 32 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Hot, pasi dyshohet se kanë kultivuar 165 bimë narkotike që u gjetën në fshatin Vukpalaj, në një ambient të hapur, në kufi me tokën që ata kishin në përdorim.”

Ndërkohë, gjashtë persona të tjerë, me detyrë kryetarë fshatrash, janë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.


Operacioni “Koordinata”

Ky aksion u zhvillua në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”, i cili ka si synim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në territorin e qarkut Shkodër.

Policia bën me dije se kontrollet intensive do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!