Këshilli i Qarkut Shkodër miraton buxhetin dhe projekte të reja zhvillimi per Qarkun

Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi mbledhjen e radhës, ku të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan me unanimitet. Mbledhja u drejtua nga kryetari Edmond Ndou, ndërsa vendimet e marra shënojnë hapa të rëndësishëm për planifikimin strategjik, menaxhimin financiar dhe forcimin e qeverisjes vendore.

Ndër pikat kryesore të miratuara ishin:

  • Tavanet përfundimtare të Programit Buxhetor Afatmesëm 2026-2028, për Këshillin e Qarkut Shkodër, që synon garantimin e eficiencës buxhetore dhe planifikimit afatgjatë.
  • Ndryshimet në vendimin nr. 26, datë 20.12.2024, mbi buxhetin e vitit 2025 dhe Programin Buxhetor Afatmesëm përfundimtar 2025-2027.
  • Marrëveshja për krijimin e personit juridik si subjekt i kompetencave të përbashkëta, ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Këshillit të Ministrave, për ngritjen e Akademisë së Trajnimit të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore të Shqipërisë (TALGA), një nismë që synon forcimin e kapaciteteve lokale.
  • Raporti i monitorimit të buxhetit për periudhën janar–gusht 2025, që tregon ecurinë e shpenzimeve dhe transparencën në përdorimin e fondeve publike.

Me këto vendime, Këshilli i Qarkut Shkodër rikonfirmon angazhimin për zhvillim të qëndrueshëm rajonal, përmirësimin e qeverisjes vendore dhe rritjen e transparencës ndaj qytetarëve.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!