Deputetja e Shkodres, ne Kuvendin e Shqipërisë, Marjana Koçeku, ka ndarë një reflektim mbi mënyrën se si funksionon Parlamenti sot. Ajo thekson se opozita nuk po i jep zë çështjeve reale që shqetësojnë qytetarët, por e ka kthyer sallën plenare në një skenë konfliktuale, ku mbizotërojnë fyerjet, bojkoti dhe përplasjet personale.
“Qysh kur isha 14 vjeçe, mendimi jem për Parlamentin ka kenë thujse gjithmonë i njëjtë: një vend ku opozita nuk flet si e sa duhet për çmimet, kushtet e jetesës, prodhimin e brendshëm apo hallet e njerëzve në tërësi. Përkundrazi, asht shndërru në një skenë ku mbizotëron zhurma e luftës personale, ku debati kthehet në fyerje dhe bojkote pa fund, diçka që si e re, nuk bie dakord”, – shkruan Koçeku.
Sipas saj, një sjellje e tillë e dëmton jo vetëm dinjitetin e Parlamentit, por rrezikon edhe procesin e integrimit europian, një nga synimet më madhore të Shqipërisë.
Deputetja shton se opozita vazhdon të sillet në mënyrë autokrate dhe moniste, duke mos sjellë asnjë ndryshim për 35 vite. Për këtë arsye, Koçeku u bën thirrje kolegëve, veçanërisht të rinjve të politikës, të diskutojnë së bashku për problemet e qytetarëve dhe të sjellin mesazhe shprese dhe zhvillimi.
“Thirrja dhe lutja jeme asht kjo: le të diskutojmë së bashku, veçanërisht ne të rinjtë e Parlamentit, prej cilësdo palë, për problemet e qytetarëve dhe për mënyrat se si të përmirësojmë jetën e tyne. Sepse për këtë arsye jemi votu, për këtë arsye na asht dhënë besimi”, – shkruan deputetja.
Në fund, Marjana Koçeku e cilëson reagimin e saj si një kërkesë për reflektim dhe qytetari, duke theksuar se politika duhet të mbetet në shërbim të qytetarëve dhe jo e kundërta.
Statusi i plotë i Marjana Koçeku:
“Qysh kur isha 14 vjeçe, në klasën e 9-të, mendimi jem për Parlamentin ka kenë thujse gjithmonë i njëjtë: një vend ku opozita nuk flet si e sa duhet për çmimet, kushtet e jetesës, prodhimin e brendshëm apo hallet e njerëzve në tërësi. Përkundrazi, asht shndërru në një skenë ku mbizotëron zhurma e luftës personale, ku debati kthehet në fyerje dhe bojkote pa fund, diçka që si e re, nuk bie dakord.
Kjo sjellje e padenjë ndaj qytetarëve shqiptar, fatkeqësisht mund edhe ta dëmtojë procesin e integrimit europian për të cilin po punojmë e andrrojmë kaq shumë.
Paradoksi ma i madh asht se kemi të bajmë me një opozitë që sillet në mënyrë autokrate e moniste. Prej 35 vitesh nuk ka ndryshu asgja te ajo, te njejtat fytyra, flasin njisoj , duke sha e përdor fjalor jashtë etike ndaj palës tjetër.
Thirrja dhe lutja jeme asht kjo: le të diskutojmë së bashku, veçanërisht ne të rinjtë e Parlamentit, prej cilësdo palë, për problemet e qytetarëve dhe për mënyrat se si të përmirësojmë jetën e tyne. Sepse për këtë arsye jemi votu, për këtë arsye na asht dhënë besimi. Ne duhet të përcjellim mesazhe shprese, pune dhe zhvillimi dhe jo të kundërtën.
Ktë reagim po e baj si një kërkese të nevojshme reflektimi e qytetarie.
Falemners🙏”
