Mullinjtë e Kallmetit: Trashëgimia që po shuhet

Të vetmit mullinj bluarjeje që kanë mbetur janë ruajtur nga pasardhësit e ndërtuesve të tyre


Dikur në fshatin Kallmet të Lezhës numëroheshin 22 mullinj, prej të cilëve 18 me ujë dhe 4 për vaj. Sot kanë mbetur vetëm dy ende në këmbë. Deri në vitin 1996 funksionuan gjashtë të tillë, por ndryshimet shoqërore dhe ekonomike bënë që të braktiseshin, pavarësisht se përbënin një pjesë të rëndësishme të historisë së fshatit. Historiani Zef Toma kujton se mullinjtë e Kallmetit kanë ekzistuar prej shekujsh dhe nëntë prej tyre u ndërtuan përgjatë rrjedhës së përroit të Qershisë, duke u shërbyer jo vetëm banorëve të zonës, por edhe më gjerë, por fatkeqsisht shumica u demtuan.

Zef TOMA – Historian

Për përgjegjësin e trashëgimisë kulturore në Bashkinë e Lezhës, Paulin Zefi, dy mullinjtë e mbetur, pavarësisht dëmtimeve, përfaqësojnë një vlerë të çmuar të trashëgimisë së Kallmetit dhe kërkojnë ndërhyrje për t’u konservuar, ruajtur e për t’u kthyer në atraksione turistike.

Paulin ZEFI – Përgjegjës i Trashëgimisë Kulturore, Bashkia Lezhë

Të vetmit mullinj bluarjeje që kanë mbetur janë ruajtur nga pasardhësit e ndërtuesve të tyre, të gatshëm për t’u përfshirë si pjesë e vlerave kulturore të Kallmetit.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!