Banorët e Shtojit të Vjetër pa ujë të pijshëm prej më shumë se 30 vitesh


Banorët e fshatit Shtoj i Vjetër vijojnë të përballen me mungesën e ujit të pijshëm, problem ky që zgjat prej më shumë se tri dekadash. Edhe pse tubacionet janë shtruar disa herë gjatë këtyre viteve, furnizimi me ujë nuk është realizuar asnjëherë.

Sipas banorëve, autoritetet lokale dhe qendrore janë premtuar disa herë për zgjidhjen e këtij problemi jetik, por deri më tani nuk ka pasur asnjë përmirësim konkret. Ata detyrohen të sigurojnë ujin për konsum nga puse private ose të blejnë ujë të ambalazhuar, gjë që rëndon ekonomikisht familjet e zonës.

Fshati Shtoj i Vjetër ndodhet shumë pranë qytetit të Shkodrës, por pavarësisht afërsisë me qendrën urbane, mungesa e shërbimeve bazë si uji i pijshëm mbetet një realitet i hidhur për qindra banorët.


Lajme te tjera

error: Content is protected !!