Deloitte: Tirana dhe Vlora, dy qytetet me rritjen më të lartë të çmimit të pronave në Europë

Tirana dhe Vlora ishin dy qytetet me rritjen më të lartë të çmimit të pronave në Europë gjatë vitit të kaluar. Renditja ka dalë nga raporti “Indeksi i Pasurive të Paluajtshme 2025” i përgatitur nga gjigandi ndërkombëtar Deloitte.

Sipas raportit, qyteti me rritjen më të fortë të çmimit të pronave në Europë ishte Krakovi, ku pasuritë e paluajtshme u shtrenjtuan me 28.1 për qind mbi bazë vjetore. Por në vendin e dytë dhe të tretë me rritjen më të lartë të çmimeve në Europë ishin dy qytete shqiptare.

Deloitte: Tirana dhe Vlora, dy qytetet me rritjen më të lartë

Kryeqytetet me rritjen me te larte te cmimit te pronave ne 2024

Në Tiranë çmimet u shtrenjtuan me 25 për qind, por aq sa dhe në Vlorë. Ndërkohë në vendin e katërt u rendit një tjetër qytet polak, ose me saktë kryeqyteti i saj, Varshava me 21.8 për qind.

“Të dy qytetet shqiptare kanë përjetuar interes të rritur nga blerësit e brendshëm dhe ata ndërkombëtarë. Veçanërisht Vlora ka përfituar nga zgjerimi i shpejtë i turizmit dhe disa projekte të mëdha infrastrukturore,” vëren Deloitte.

Shqipëria
Sipas raportit, çmimet e banesave në Shqipëri u rritën mesatarisht me 16.5% në rang kombëtar gjatë vitit 2024, duke arritur një mesatare prej 1,620 €/m². Tirana (+25%) dhe Vlora (+25%) patën rritje ndër më të lartat në Europë. Durrësi, me 1,330 €/m², mbetet ndër qytetet më të përballueshme.

Raporti i Deloitte nënvizon se Shqipëria po fiton terren si destinacion i ri për investime në pasuri të paluajtshme. Kjo pasi 18% e blerësve janë jo-rezidentë, kryesisht nga vende të BE-së, që e shohin Shqipërinë si treg në zhvillim me potencial fitimi.

Ndërkohë raporti thekson se projektet e mëdha infrastrukturore, si aeroporti i ri i Vlorës dhe përmirësimi i lidhjeve rrugore, po e shtojnë më tej interesin për zonat bregdetare të vendit.

Deloitte nënvizon se Shqipëria vazhdon të ketë ende çmime konkurruese të pasurive të paluajtshme, të cilat janë më të ulëta se sa mesatarja europiane duke e bërë tregun shqiptar tërheqës për investitorët që kërkojnë kombinimin e rritjes së shpejtë me kosto të ulët hyrjeje.

Raporti tregon se tregu shqiptar është dinamik por me sfida për përballueshmërinë. Çmimet po rriten më shpejt se të ardhurat, sidomos në Tiranë dhe në qytetet bregdetare. Nëse kërkesa vazhdon të tejkalojë ofertën, përballueshmëria do të mbetet problem.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!