Gjatë muajve qershor deri në shtator 2025, Reparti i Zjarrfikësve të Shkodrës ka ndërhyrë me sukses në 353 raste zjarri, duke parandaluar përhapjen e flakëve në zona të banuara dhe duke shmangur viktimat në njerëz.
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të strukturave të emergjencës, shumica e zjarreve janë izoluar në kohë, pa shkaktuar dëme në banesa apo objekte të tjera jetike për komunitetin. Sipas autoriteteve vendore, situatat janë menaxhuar me efikasitet të lartë, pavarësisht temperaturave ekstreme dhe terrenit shpesh të vështirë.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar me zjarrin në ambiente të hapura, veçanërisht në zonat pyjore dhe fushore, për të shmangur rrezikun e zjarreve të qëllimshme apo aksidentale.