🔴 Orgjest Kurtaj, 22-vjeçari nga Shkodra, kapet në Tiranë me 7 kg Cannabis të trafikuar nga Kanadaja
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Kontinenti”, duke goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike nga jashtë vendit.
Në pranga ka rënë Orgjest Kurtaj, 22 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në flagrancë në një degë postare në Vorë, në momentin që po tërhiqte një pako me 7 kilogramë Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC-je, e dyshuar e trafikuar nga Kanadaja.
Hetimet bënë të mundur identifikimin e porositësit të pakos, shtetasit Z. M., i cili është shpallur në kërkim, ndërsa policia vijon punën për kapjen e tij.
Operacioni u drejtua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe Qendrën Tranzite të Postës Shqiptare, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.
👉 Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.