43 vjecarit i vjedhin makinen ne malin e Taraboshit / Situata ne 24 oret e fundit ne Shkoder

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar disa ngjarje të ndryshme në territorin e saj.

🔹 Arrestim për drejtim mjeti në gjendje të dehur
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. S., 58 vjeç, banues në fshatin Boriç i Vogël, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

🔹 Vjedhje motomjeti në Tarabosh
Më datë 26.09.2025, shtetasi V. G., 43 vjeç, ka kallëzuar se në malin e Taraboshit persona të paidentifikuar i kanë vjedhur motomjetin. Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

🔹 Zjarr në një bujtinë në Malësi të Madhe
Në mbrëmjen e djeshme, në fshatin Gropa e Selcës, dyshohet se për shkaqe natyrore ka rënë zjarr në bujtinën në pronësi të shtetasit Y. P.. Nga flakët ka pasur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të shkaqeve.

Materialet procedurale për rastet e evidentuara iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!