Në Pallatin e Kulturës në Lezhë u dha premierë shfaqja teatrale “Modus Operandi”

Në Pallatin e Kulturës në Lezhë u dha premierë shfaqja teatrale “Modus Operandi”, e shkruar dhe vënë në skenë nga dramaturgu dhe regjisori Vladimir Doda, i cili merr pjesë edhe si aktor në shfaqje, së bashku me Loredana Gjeçin, Alesio Agjakun dhe Gledia Toma. Pjesa është ndërtuar mbi intervistime të personazheve të ndryshëm, kryesisht zejtarë, duke ndërthurur elementë të humorit dhe realitetit të përditshëm.

Vladimir DODA – Regjisor

Për aktoren Loredana Gjeçi, ishte hera e parë që interpretonte në Lezhë. Ajo thotë se përvoja ishte e veçantë dhe publiku i mirëpriti në një shfaqje ndryshe, që flet për aktualitetin.

Loredana GJEÇI – Aktore

Pas Lezhës, “Modus Operandi” do të shfaqet edhe në Mirditë dhe Tiranë, duke ofruar për publikun një vepër krejt ndryshe dhe shumë aktuale për realitetin shqiptar.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!