Monitorim nga ajri/ 13 shoferë ne Shkoder, gjobiten për përdorimin e celularit gjatë drejtimit

Shkodër/ Monitorim me dron, kapen shoferët që përdorin celular në timon

Policia Rrugore e Shkodrës ka rritur ndjeshëm masat e kontrollit në akset kryesore të qarkut, duke përdorur edhe dronë për monitorim në distancë të lëvizjes së automjeteve. Qëllimi kryesor është parandalimi i aksidenteve dhe ulja e shkeljeve që përbëjnë rrezik serioz për jetën në rrugë.

Nga monitorimi i kryer në akset “Shkodër–Hani i Hotit” dhe “Koman–Shkodër”, janë konstatuar 13 drejtues automjetesh që përdornin celularin gjatë drejtimit, si dhe shkelje të tjera të rrezikshme të rregullave të qarkullimit. Të gjithë këta shoferë u ndëshkuan me gjoba që variojnë nga 5 000 deri në 15 000 lekë.

🚨 Policia Rrugore apelon që drejtuesit të shmangin çdo veprim që shpërqendron vëmendjen nga rruga, sidomos përdorimin e celularit në timon, i cili është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve.

Gjithashtu u bëhet thirrje qytetarëve që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit, për të kontribuar së bashku në rritjen e sigurisë rrugore.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!