“Dinamo triumfon në Shkodër, ngjitet në krye të renditjes me fitore 3-1 ndaj Vllaznisë”

Dinamo ka bërë një tjetër hap të madh drejt titullit kampion duke marrë një fitore të rëndësishme në Shkodër, ku triumfoi 3-1 ndaj Vllaznisë. Kjo ishte fitorja e tretë rradhazi për ekipin e trajnerit Koja, i cili tani kryeson renditjen me 9 pikë pas tre javësh kampionat.

Ndeshja në “Qazim Dervishi” e nisi me shumë rivalitet, ku Vllaznia e rinovuar me lojtare të reja tregoi se nuk është një kundërshtar i lehtë. Në setin e parë, Vllaznia ishte shumë afër duke arritur deri në pikën e 18-të, por eksperienca e Dinamos dhe lojtarët e saj cilësorë e sollën në fund fitoren 25-19.

Seti i dytë ishte më i lehtë për Dinamon, që e fitoi me një diferencë të madhe, 25-10, duke krijuar përshtypjen se ndeshja do të përfundonte shpejt. Por Vllaznia nuk u dorëzua dhe arriti të fitojë setin e tretë 25-23, duke u munduar të rikthehej në ndeshje. Megjithatë, Dinamo reagoi si duhet dhe e kontrolloi plotësisht setin e katërt, duke e fituar atë 25-19 dhe mbyllur ndeshjen 3-1.

Me këtë fitore, Dinamo ngjitet në vendin e parë të kampionatit, ndërsa Vllaznia mbetet me vetëm 3 pikë pas tre javësh. Skuadra e Shkodrës do të ketë ende mundësi për t’u përmirësuar, sidomos me zhvillimin e mëtejshëm të lojtarëve të rinj.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!