Keshilli i Qarkut Shkoder nderon figurat e gazetarise sportive.Ndou:I dhane zë Vllaznise e sportit…

Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, ka nderuar sot disa prej emrave më të shquar të gazetarisë sportive të qytetit.

Me respekt dhe mirënjohje, ai kujtoi Ramadan Bigzën, Ymer Striniqin dhe Mejdan Zhivanin, tre gazetarë që, edhe pse nuk jetojnë më, mbeten të gjallë në kujtesën e sportdashësve përmes pasionit dhe kontributit të tyre në pasqyrimin e sportit shkodran.

Gjithashtu, një vlerësim i veçantë iu bë Namik Mehmetit dhe Gasper Markut, të cilët edhe sot vazhdojnë të frymëzojnë breza gazetarësh me profesionalizmin dhe shembullin e tyre.

Ndou u shpreh se gazetaria sportive nuk është thjesht raportim, por një art, pasion dhe mision që ruan kujtesën kolektive dhe përcjell historinë me ndjenjë e përgjegjësi.

“Falë këtyre emrave, historia dhe emocionet e Vllaznisë janë bërë pjesë e identitetit tonë, duke i dhënë Shkodrës një zë të fuqishëm në gjithë hapësirën shqipfolëse dhe përtej kufijve”, theksoi kryetari i Qarkut.

Ndou shkruan:


Sot pata kënaqësinë që si kryetar i Këshillit të Qarkut Shkodër, të nderoj disa prej emrave të shquar të gazetarisë sportive në qytetin tonë.
Me përulësi dhe respekt i kujtojmë Ramadan Bigzën, Ymer Striniqin dhe Mejdan Zhivanin, tre figura që, edhe pse nuk janë më fizikisht mes nesh, mbeten të gjallë në kujtesën tonë përmes pasionit, përkushtimit dhe kontributit të tyre të jashtëzakonshëm në pasqyrimin e sportit shkodran.
Një mirënjohje e veçantë shkon për Namik Mehmetin dhe Gasper Markun, dy personalitete që edhe sot, me shembullin dhe profesionalizmin e tyre, vazhdojnë të frymëzojnë breza të tërë gazetarësh dhe sportdashësish. Gazetaria sportive nuk është vetëm raportim, ajo është art, pasion dhe mision.
Është ruajtje e kujtesës kolektive, është histori që transmetohet me ndjenjë e përgjegjësi.
Falë këtyre emrave, historia dhe emocionet e Vllaznisë janë bërë pjesë e identitetit tonë, duke i dhënë Shkodrës një zë të fuqishëm në gjithë hapësirën shqipfolëse dhe përtej kufijve.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!