Nesër nis Muaji Rozë, thirrje për ndërgjegjësim dhe kontroll të hershëm të gjirit

Tetor është i njohur ndryshe si Muaji Rozë, një muaj i dedikuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, gjatë të cilit nuk mungojnë mesazhet sensibilizuese drejtuar vajzave dhe grave për rëndësinë e kontrollit të hershëm, përmes ekzaminimeve si mamografia apo ekoja e gjirit.

Bluzat e bardha rekomandojnë që mamografia të kryhet që në moshën 35-vjeçare, nisur nga rritja e rasteve të zbuluara edhe në moshat më të reja.

“Mosha që po bëjmë ekzaminime të mamografisë ka qenë 40, por tani po bëjmë 35. Kjo rekomandohet një herë ne vit, për mosha mbi 40 vjeçe ndërsa për mosha mbi 35 vjeçe një herë në 2 vite“, tha Suada Roci, teknike imazheriste.

Sipas tyre, kontrolli i rregullt është kyç për të rritur mundësinë e diagnostikimit të hershëm dhe nisjes së menjëhershme të trajtimit, gjë që ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e prognozës së sëmundjes.

Gjatë këtij muaji, përveç sensibilizimit, spitalet dhe qendrat shëndetësore ofrojnë edhe informacione të detajuara mbi mënyrat e parandalimit, zbulimit të hershëm dhe trajtimit të kancerit të gjirit.

“Zbulimi dhe parandalimi në një kohë të hershem të çfarëdolloj sëmundje është më mirë të parandalosh se sa të kurosh”, tha ajo.

Në Spitalin Rajonal të Kukësit, mamografia është në dispozicion prej tetë vitesh dhe interesi për këtë ekzaminim po vjen duke u rritur. Sipas të dhënave zyrtare, çdo vit në këtë spital realizohen mbi 450 mamografi, një tregues i qartë i ndërgjegjësimit në rritje të grave të këtij rajoni për shëndetin e tyre.

Mjekët apelojnë që gratë të mos e shtyjnë kontrollin, por të përfitojnë nga shërbimet që ofrohen, veçanërisht gjatë muajit tetor, kur ka edhe fushata të posaçme sensibilizuese dhe diagnostikuese

Lajme te tjera

error: Content is protected !!