Në qytetin bregdetar të Durrësit do të zhvillohet këtë javë Kampionati Kombëtar i Boksit për të rritur, një nga ngjarjet më të rëndësishme të sportit në vend. Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë boksierët më të mirë nga klubet kryesore shqiptare, ndërsa gjithë vëmendja është përqendruar te skuadra e Vllaznisë së Shkodrës, që synon të fitojë titullin e 27-të kampion në histori. Me një traditë të gjatë dhe emra të njohur në ring, shkodranët janë të vendosur të rikthehen në majë të boksit shqiptar.


