Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija” ka hapur zyrtarisht sezonin e ri të aktiviteteve për vitin shkollor 2025-2026. Më shumë se 1000 fëmijë janë regjistruar në mbi 40 kurse të ndryshme që ofrohen plotësisht falas.
Fëmijët kanë mundësinë të ndjekin kurse në fushat e artit, muzikës, sportit, si dhe aktivitete të tjera edukative dhe krijuese, të cilat synojnë të zhvillojnë talentet dhe pasionet e tyre në një ambient pozitiv dhe mbështetës.
QKF “Kujtim Alija” mbetet një pikë e rëndësishme kulturore dhe edukative për komunitetin, duke ofruar mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët përmes aktiviteteve cilësore jashtëshkollore.


