Pas mbi 10 vitesh pritje, ka përfunduar asfaltimi i rrugës që të çon drejt varrezave publike në Shkodër. Segmenti, i cili prej vitesh ishte në gjendje të amortizuar, është rehabilituar plotësisht, duke përmirësuar ndjeshëm qasjen drejt këtij vendi të shenjtë dhe duke i dhënë qytetarëve një rrugë të denjë për të nderuar të ndjerët e tyre.


