Degët e mjekësisë në Shkodër janë bërë pjesë ë një Projekti ndërkombëtarizimi me temë “Forcimi i kapaciteteve dhe kompetencave digjitale në arsimin biomjekësor përmes ndërkombëtarizimit – BIOSINT“. Mjekësisë së personalizuar, Menaxhimit shëndetësor në kohë krize dhe Terapisë ushqimore mjekësore ishin modulet në të cilat studentët u certefikuan
Shefi i departamentit të lëndëve paraklinike, Julian Kraja, tha se falë këtij bashkëpunimi sot sallat janë të pajisura më smart boordë.
Ky projekt është duke u zbatuar nga Universitetet partnere në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Shqipëri, me mbështetjen këshilluese dhe transferimin e njohurive nga partnerët tanë në Belgjikë, Rumani dhe Serbi, dhe synon të adresojë sfidat e ndërkombëtarizimit të kurrikulës, të mobilitetit virtual dhe të shërbimeve e kapaciteteve, që i shërbejnë këtij procesi.


