Në një postim në rrjetet sociale, Kumbaro e cilësoi këtë ditë si moment kur të gjithë duhet të ndalemi për të nderuar me respektin më të thellë figurën dhe rolin e gjithë mësuesve, atyre që mbajnë peshën e rëndë të përgjegjësisë së edukimit të brezave, zbulimit të aftësive, talenteve, formësimin e të ardhmes së shoqërisë.
“Me shumë mirënjohje e përulësi, sot u them faleminderit çdo mësueseje e çdo mësuesi në Shqipëri, me të njëjtin admirim si për mësuesen time të parë në shkollën Kosova, për forcën e tyre që e kanë shembull të përditshëm”, tha Kumbaro.
Në shumë shtete të botës, 5 tetori i është dedikuar mësuesve. Për herë të parë kjo datë u shënua në vitin 1994, për nder të rekomandimeve të UNESCO-s në lidhje me statusin e mësuesve, që është një instrument standard ku adresohet situata në të cilën gjenden mësuesit në gjithë botën.


