Të arrestuarit në kuadër të operacionit të gjerë ndërkombëtar antidrogë, i koduar “Ura”, do të paraqiten sot përpara Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku do të shqyrtohet dhe vendoset masa e sigurisë për secilin prej tyre.
Operacioni, i organizuar nga SPAK në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë dhe strukturat shqiptare të rendit, çoi në sekuestrimin e sasive të konsiderueshme të kokainës dhe shumave të mëdha parash. Në pranga ranë 28 persona, të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që vepronte brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.
Lista e të arrestuarve në operacionin “Ura”:
- Indrit Tafili
- Orget Shqevi
- Artan Sulejmani
- Orges Molla
- Sueld Elezi
- Ekil Nderjaku
- Hasan Nderjaku
- Altin Morina
- Armand Tragaj
- Rando Aliu
- Musa Korça
- Alfred Hysa
- Altin Pjetri
- Ligor Çombashi
- Edmond Çupi
- Naim Behluli
- Edison Cukaj (Çukaj)
- Serxhio Shkodra
- Bexhed Mema
- Emri Hysenaj
- Artuar Shkoza
- Sokol Istrefi
- Ervin Zeqiri
- Gezim Thartori
- Ledio Bardhi
- Juxhin Drazhi
- Erind Lasku
- Elvis Doçi (i njohur si “Visi i Pojës”)
GJKKO pritet të japë vendimet për masat e sigurisë gjatë ditës së sotme, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme ka paralajmëruar zgjerim të hetimeve.
ShkodraSot do të vijojë të raportojë me përditësime të reja nga seanca dhe zhvillimet e këtij operacioni që ka tërhequr vëmendjen kombëtare dhe ndërkombëtare.