Këshilli i Qarkut Shkodër nderon Fatmir Tepelinën për kontributin 40-vjeçar në administratën publike


Këshilli i Qarkut Shkodër ka nderuar me “Çertifikatë Falënderimi” z. Fatmir Tepelina, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar përgjatë një karriere 40-vjeçare në administratën publike.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në ambientet e Këshillit të Qarkut, kryetari Edmond Ndou vlerësoi lartë profesionalizmin, korrektësinë dhe integritetin që kanë shoqëruar punën e z. Tepelina ndër vite.

“Fatmir Tepelina është një shembull frymëzues i përkushtimit në shërbim të institucioneve dhe qytetarëve. Ai përfaqëson modelin e administratës që duam të shohim – me përgjegjshmëri dhe etikë të lartë profesionale,” – u shpreh Ndou gjatë fjalës së tij.

Ky vlerësim vjen si një shenjë simbolike e respektit dhe falënderimit për kontributin e palodhur të z. Tepelina në zhvillimin dhe funksionimin e administratës publike në Shkodër dhe më gjerë.


Lajme te tjera

error: Content is protected !!