Tre qen të shpëtuar e adoptuar ! Nga rruget e Shkodres tek shtepite e ngrohta ne Suedi, Austri dhe Kanada

Qendra “Animals Need Me” në Shkodër, një organizatë që i dedikohet shpëtimit dhe mbështetjes së kafshëve në nevojë, ka shpërndarë një histori të bukur suksesi që tregon fuqinë e dashurisë dhe kujdesit për kafshët e braktisura.

Joy, një vogëlushe 1.5 muajshe, ishte lënë e braktisur në rrugët malore të Shkodres, bashkë me dy motrat e saj. Pas shumë ditësh në kushte të vështira, ata ranë në duar të gabura deri kur Adam, një turist anglez që udhëtonte me biçikletë, i gjeti dhe vendosi t’i shpëtonte.

Pas një kërkese për ndihmë nga Qendra “Animals Need Me”, Adam u angazhua që t’i sigurojë ushqim dhe strehim për motrat. Ajo që ndodhi më pas ishte një akt i mrekullueshëm – Adam mori vendimin për të adoptuar Joy-n, duke e çuar atë në një jetë të re, plot mundësi.

Sot, Joy jeton në Suedi me Adam dhe ata kalojnë ditët së bashku, duke shkuar në punë me biçikletën që shihni në foto, një kujtim nga udhëtimin e tyre të mrekullueshëm.

Njëra nga motrat e Joy-t tashmë është adoptuar në Austri, ndërsa Gypsy, një tjetër nga motrat, udhëtoi fundjavën e kaluar drejt Kanadasë, duke filluar një jetë të re, plot dashuri dhe kujdes.

Ky është një shembull i misionit të Qendrës “Animals Need Me” për t’u dhënë mundësi të reja kafshëve të braktisura. “Mbështetje e vazhdueshme nga të gjithë ju është ajo që na mundëson të vazhdojmë punën tonë dhe të ndihmojmë më shumë kafshë në situata të vështira” thuhet ne njoftimin e Animals Need Me”

#AnimalsNeedMe #HistoriSuksesi #Adoptim #KafshëNëNevojë #ShpëtimiIJetëve #QendraShkoder

Lajme te tjera

error: Content is protected !!