Muaji i letërsisë në Lezhë i është kushtuar poetit kombëtar Gjergj Fishta, autorit që mbetet një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë dhe mendimit shqiptar. Në Galerinë e Arteve janë ekspozuar disa prej shkrimeve të tij, ndërsa në Bibliotekën e Lezhës janë vendosur veprat e Fishtës për t’u njohur më nga afër me krijimtarinë e tij. Por përtej aktivitetit simbolik, shkrimtarë dhe botues në Lezhë kërkojnë që vëmendja të mos mbetet vetëm në evente, por në nxitjen e leximit të Fishtës, sidomos tek brezi i ri.
Hekuran KOKA – Kryetar i klubit të letrave ‘Ndoc Gjetja’ Lezhë
Edhe botuesi Frano Kulli e sheh dedikimin e muajit të letërsisë për këtë figurë si një nismë pozitive, por që duhet të shoqërohet me veprime konkrete. Ai vëren se Fishta nuk është përfshirë mjaftueshëm në kurrikulën shkollore dhe as në listat e rekomanduara për lexim, çka e kufizon ndikimin e tij në brezat e rinj.
Frano KULLI – Botues
Fishta mbetet një emër që përmendet shpesh, por pak lexohet. Prandaj, kërkohet që çdo aktivitet duhet të ketë si qëllim që të rikthejë veprën e Fishtës në lexim dhe diskutim, e jo thjesht ta përkujtojë atë si një figurë simbolike të letersise shqipe.


