Është liruar nga burgu i Peqinit Altin Kodra.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se Kodra ishte në regjimin 41 biss dhe u lirua pas përfundimit të dënimit.
Kodra vuajti dënimin me 22 vjet burg për vrasjen e biznesmenit të tullave në qytetin e Shkodrës, Zamir Bilali. Ngjarja ndodhi më 14 gusht të vitit 2006, pas një grindjeje mes Kodrës dhe Bilalit, fqinjë mes tyre.
Gjatë kohës që ka qenë duke vuajtur dënimin, ai është dënuar edhe për vepra të tjera penale. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar për kryerjen e veprës penale “Largim nga vendi i qëndrimit”. Po ashtu, është dënuar në dy raste të tjera, me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”.


