Elia Zaharia zhvilloi një takim të veçantë me lexuesit e vegjël në qytetin e Shkodrës, ku prezantoi librin e saj për fëmijë, “Perla dhe dreri i artë”. Përralla është e frymëzuar nga vajza e saj, Geraldina, dhe sjell një rrëfim magjik të mbushur me fantazi, dashuri dhe mësime të çmuara për jetën.
Gjatë aktivitetit, autorja ndau me të pranishmit historinë që qëndron pas krijimit të librit, duke theksuar rëndësinë e leximit dhe tregimeve që ushqejnë imagjinatën e fëmijëve. Takimi u prit ngrohtësisht nga të pranishmit, veçanërisht nga fëmijët dhe prindërit, të cilët patën mundësinë të bisedonin me autoresën dhe të njiheshin nga afër me personazhet e librit.


