Në Sheldi inaugurohet qendra e re për mbështetje psikologjike dhe shpirtërore “Salvator Mundi”

Shkodër/ Hapet Qendra “Salvator Mundi” në Sheldi – një derë shprese për kujdesin mendor, social dhe shpirtëror

Në ambientet e shkollës “Sheldi” u zhvillua ceremonia e inaugurimit të Qendrës “Salvator Mundi”, një nismë e motrave të Shpëtimtarit Hyjnor, e cila synon të ofrojë mbështetje dhe kujdes për shëndetin mendor, social dhe shpirtëror të komunitetit.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të kishës, institucioneve vendore dhe qytetarë të shumtë. Ceremonia u shënua me fjalë përshëndetëse, me bekimin e ambientit nga Ipeshkvi i Dioqezës së Shkodrës, si dhe me prezantimin e misionit të qendrës, që tashmë është kthyer në një simbol të shpresës dhe përkujdesjes njerëzore.

Motra Silva, një prej iniciatoreve të projektit, theksoi se “Salvator Mundi” është menduar si një hapësirë e hapur për të gjithë ata që kërkojnë ngushëllim, mbështetje shpirtërore dhe ndihmë profesionale për shëndetin e tyre mendor. “Kjo qendër është një derë shprese për çdo njeri që përballet me vështirësi të jetës dhe kërkon të rigjejë forcën për të ecur përpara,” u shpreh ajo.

Rreth Qendrës

Qendra “Salvator Mundi” është një hapësirë mbështetëse për ata që përballen me vështirësi psikologjike, sociale apo shpirtërore.

E konceptuar si një vend për mirëqenie, zhvillim personal dhe ripërtëritje shpirtërore, ajo ndërthur përkushtimin fetar me një qasje profesionale, përmes bashkëpunimit midis motrave të Shpëtimtarit Hyjnor, psikologëve dhe psikoterapeutëve të fushës psiko-sociale.

Shelldi, me qetësinë dhe privatësinë që e karakterizojnë, është vendi ideal për të krijuar një atmosferë qetësie, reflektimi dhe shërimi.

Shërbimet që ofron Qendra

Terapia individuale dhe për trauma Trajnime për zhvillim personal dhe çrregullime të humorit Terapia për ankth, panik dhe fobi Terapia për trauma dhe stres post-traumatik (PTSD) Këshillim për viktimat e dhunës dhe keqtrajtimit Ndërhyrje në kriza emocionale Vlerësim psikologjik dhe testime psikometrike Trajnime për zhvillim personal dhe emocional Terapi në grup dhe punë tematike Aktivitetet edukative e formuese Laboratorë arti si mjet krijues dhe terapeutik Mbështetje shpirtërore nga motrat dhe meshtarët e angazhuar

Seancat dhe Orari

Psikoterapi individuale

Punë praktike mbi vetëdijen

Ditët: e martë, e mërkurë, e enjte Ora: 14:00 – 17:00 Terapi në grup Kosto: 1000 lekë për seancë (me mundësi oferte)

Kontakti

📞 Telefon: +355 68 808 4080

📧 Email: salvatormundisheldi@gmail.com

📘 Facebook: Salvator Mundi Sheldi

📍 Adresa: Shkolla Sheldi

Qendra “Salvator Mundi” është e hapur për të gjithë, pa asnjë dallim, dhe mirëpret çdo njeri që kërkon qetësi, mbështetje profesionale dhe një udhërrëfyes shpirtëror në rrugën e shërimit të vetvetes.

Një nismë me vlera të mëdha humane që i shton Shkodrës një hapësirë të re dashurie, kujdesi dhe shprese.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!