Vrane Ramazan Matajn ne Postribe, prokuroria mbyll hetimet dhe çon per gjykim dy vellezerit Hasaj. 5 akuza

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy vëllezërit Arjon dhe Klinsman Hasaj, të akuzuar për pesë vepra penale, mes tyre “Vrasja me paramendim”.

Hetimet lidhen me ngjarjen e ndodhur më 5 janar 2025, rreth orës 07:15, në vendin e quajtur “Dragoç”, njësia administrative Postribë, ku u vra me armë zjarri brenda automjetit të tij shtetasi Ramazan Mataj.

Pas një hetimi të zgjeruar për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të krimit, Prokuroria ka marrë të pandehur vëllezërit Hasaj, të cilët akuzohen për kryerjen e këtyre veprave penale:

  • “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim,
  • “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”,
  • “Prishja e qetësisë publike”,
  • “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje”,
  • dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”,
    të parashikuara nga nenet 78-25, 278/1/4-25, 274-25, 80-25 dhe 301-25 të Kodit Penal.

Dosja tashmë i është dërguar Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për shqyrtim gjyqësor.

Po cfare do deklaronte Arjon Hasaj pas krimit ?


“Unë jam personi që e kam vrarë shtetasin Ramazan Mataj. Prej 6 vitesh ai kishte një lidhje me motrën tonë. Ramazani është personi që i ka prishur dy martesa motrës në 6 vitet e fundit. Ai këtë histori ia ka treguar shumë personave në fshat dhe më gjërë ndërsa është personi që divorcoi dy herë motrën tonë. Madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish burri i dytë dhe tek njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën. Unë hapa një llogari false në Instagram me emrin e një vajze dhe lashë një takim me Ramazan Mataj. Ai erdhi dhe aty e qëllova me armë zjarri. Më pas armën e fsheha disa metra më tutje nga vendi ku e vrava. Pas vrasjes jam larguar me biçikletë drejt banesës. Armën e kam patur në shtëpi prej disa kohësh. Motra ka disa kohë që nuk jeton në banesën tonë, jetonte në Shkodër“, ka deklaruar Arjon Hasaj, siç mëson nga burimet policore gazetarja e Klan Neës në Shkodër, Emi Kalaja.

Ndërsa vëllai i tij, Klinsman Hasa, gjithashtu i arrestuar nga policia nën akuzat se ka ndihmuar në krim, nuk ka pranuar faktin që ka patur dijeni apo të ketë bashkëpunuar për vrasjen e kryer nga vëllai i tij.

“Nuk kam patur asnjë dijeni për vrasjen që do kryente vëllai dhe nuk kam lidhje me atë ngjarje”, është shprehur ai.

Ramazan Mataj u gjet i vrarë në automjetin e tij “Mercedes-Benz” mëngjesin e 5 Janarit. Në makinë, policia i gjeti viktimës dy celularë, njëri prej të cilëve pa kartë, ku hetuesit gjetën mesazhe që vëllezërit Hasaj i kishin dërguar atij për ta nxjerrë në pritë.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!