Gjendet arma e përdorur në konfliktin e Trushit, arrestohen babë e bir. Kercenuan komshiun me vrasje…

Policia e Shkodrës ka vijuar hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në fshatin Trush, ku tre persona dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri dhe armë gjahu për të kanosur fqinjin e tyre, shtetasin P. N., për motive të dobëta.

Gjatë kontrolleve në pronësi të të dyshuarve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e një pistolete, që dyshohet se është arma e përdorur gjatë konfliktit. Arma ishte fshehur afër banesës së autorëve të dyshuar.

Pistoleta do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim balistik, me qëllim verifikimin nëse është përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Dy ditë më parë, në kuadër të hetimeve, policia kishte sekuestruar edhe dy armë gjahu dhe kishte arrestuar shtetasit Çekë Malocaj dhe Daniel Malocaj (babë e bir), ndërsa është shpallur në kërkim djali tjetër i familjes, E. M.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!