SHKODËR – Arrestime dhe procedime për shkelje të rënda në qarkullim dhe mosbindje ndaj Policisë

Policia e Shkodrës ka vijuar kontrollet intensive në qarkullimin rrugor dhe në territor, duke konstatuar disa raste të shkeljeve të rënda të ligjit.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F. L., 36 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit J. Gj., 20 vjeç, dhe Gj. Q., 41 vjeç, të dy banues në Shkodër, si edhe K. L., 52 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, të cilët drejtonin motomjetet e tyre pa leje drejtimi.

Nga ana tjetër, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal ndaj shtetasit A. Sh., 26 vjeç, banues në Shkodër, i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin që drejtonte. Automjeti i këtij shtetasi është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!