LIVE- ‘Paketa e Maleve’, Rama kritikon kryebashkiakët: Jeni shumë vonë! Pse nuk keni dorëzuar hartat me zonat prioritare?!
October 23, 2025
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në takim të gjithë kryebashkiakët e Shqipërisë për të diskutuar mbi vijim e Paketës së Maleve, një ligj i miratuar në fillim të këtij viti dhe që synon nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në zonat malore të vendit.
Rama ka kërkuar nga kryebashkiakët që të dorëzojnë sa më shpejt hartat e zonave prioritare duke i kritikuar për neglizhencë dhe duke lënë në pritje një numër të madh personash që kanë shpallur interesim për të investuar nëpërmjet Paketës së Maleve.
“E pamë të udhës ta bëjmë këtë takim publik sepse ne besojmë që bëhet fjalë për një politikë nxitëse për të krijuar një platformë investimesh në territoret malore. Fakti që në ditën e parë që u hap kanali i komunikimit online lidhur me këtë paketë, pati 800 shprehje interesi, nga shumica dërrmuese shqiptarë jashtë Shqipërisë, flet vetë për fuqinë tërheqëse që ka kjo paketë.
Bëjmë takimin sepse kemi shqetësimin që po ecën me një ritëm të ulët në raport me atë që paketave që ka në thelb, shpejtësinë. Shpejtësinë në kuptimin e një burokracitë të lehtësuar maksimalisht dhe shpejtësinë e mundësisë për t’i dhënë përgjigje të shpejta atyre që kanë shprehur interes. Kjo vonesë është dekurajuese për ata që e kanë çuar sinjalin e tyre që janë të interesuar të hyjnë në proces prej disa muajsh nuk kanë marrë përgjigje. Kjo është e kundërta e frymës me të cilën u konceptua dhe u aprovua kjo paketë.
Kjo paketë e pranoi që ka disa ngarkesa të tepërta nga pikëpamja burokratike dhe pse është me e lehtësuar seç ka qenë më parë.
Një prinë q e disponon defacto por nuk e disponon me letra, dhe për këtë arsye unë i kam thënë disa deputetëve që të bëjnë amendimet përkatëse të ligjit dhe me shpejtësi të lehtësohet ligjit nga ngarkesat e tepërta. Ngarkesat nuk kanë lidhje me vonesën nga ana juaj. Vonesa është e juaja. Ti Kreshnik çfarë të ka penguar ty që të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri?
Nëse prej përgjigje nga ASHK, ti nuk ke kuptuar ligjin, e asgjë. Paketa është ekzaktësisht ilaçi për një lidhje 30 e kusur vjeçare të njerëzve që e kanë tokën, nuk e kanë pranuar 7501 dhe për 1 mijë e 1 arsye nuk kanë marrë akoma dokumentin që i jep edhe me letër atë që e ka në zakon, dhe duan të investojnë në tokën e tyre, mirëpo, të gjithë kemi ngritur duart me vite sepse nuk kanë letrat. Bëmë ligjin 20/20 për të adresuar këtë problem dhe rezultati nuk ishte i dëshiruari se ka një komplikim të pashmangshëm për të marrë gjithë miratimet e gjithë atyre kufitarëve të pronës përkatëse, që në shumë raste shfaqet e komplikuar. Paketa jep përgjigje edhe asj problematike që nuk ia jep ligji”, tha Rama.
Home » Politike » LIVE- ‘Paketa e Maleve’, Rama kritikon kryebashkiakët: Jeni shumë vonë! Pse nuk keni dorëzuar hartat me zonat prioritare?!
Used to monitor number of Google Analytics server requests
10 minutes
__utmb
Used to distinguish new sessions and visits. This cookie is set when the GA.js javascript library is loaded and there is no existing __utmb cookie. The cookie is updated every time data is sent to the Google Analytics server.
30 minutes after last activity
__utmc
Used only with old Urchin versions of Google Analytics and not with GA.js. Was used to distinguish between new sessions and visits at the end of a session.
End of session (browser)
__utmz
Contains information about the traffic source or campaign that directed user to the website. The cookie is set when the GA.js javascript is loaded and updated when data is sent to the Google Anaytics server
6 months after last activity
__utmv
Contains custom information set by the web developer via the _setCustomVar method in Google Analytics. This cookie is updated every time new data is sent to the Google Analytics server.
2 years after last activity
__utmx
Used to determine whether a user is included in an A / B or Multivariate test.
18 months
_ga
ID used to identify users
2 years
_gali
Used by Google Analytics to determine which links on a page are being clicked
30 seconds
_ga_
ID used to identify users
2 years
_gid
ID used to identify users for 24 hours after last activity
24 hours
_gat
Used to monitor number of Google Analytics server requests when using Google Tag Manager
1 minute
_gac_
Contains information related to marketing campaigns of the user. These are shared with Google AdWords / Google Ads when the Google Ads and Google Analytics accounts are linked together.