Në Madrid po përgatitet një epokë e re pas largimit të Carlo Ancelottit. Sipas të përditshmes spanjolle Marca, më 26 maj pritet të zyrtarizohet trajneri i ri i Real Madridit: Xabi AlonsoIsh-mesfushori legjendar i “Los Blancos” do të firmosë një kontratë trevjeçare, ndërsa do të nisë menjëherë punën për të përgatitur skuadrën në kuadër të Botërorit për Klube, një nga sfidat e para madhore për sezonin e ardhshëm.
Debutimi i Alonsos në pankinën e Realit do të jetë më 18 qershor, në një ndeshje kundër Al Hilal.
Ky është një rikthim në shtëpi për Alonson, i cili ishte pjesë e Real Madridit si futbollist nga viti 2009 deri më 2014. Gjatë pesë viteve në kryeqytetin spanjoll, ai fitoi:
- 1 titull në La Liga,
- 2 Kupa të Mbretit,
- 1 Superkupë të Spanjës,
- dhe mbi të gjitha, Champions League-n historike të 10-të në vitin 2014.
Emërimi i Xabi Alonsos pritet të sjellë jo vetëm freski taktike, por edhe vazhdimësi në filozofinë e klubit, falë përvojës së tij si ish-lojtar dhe suksesit të arritur si trajner te Bayer Leverkusen.