Vrau gruan ne maj ne Shkoder, gjendet i varur ne burg amerikani

I paraburgosuri që vrau gruan me thikë në Shkodër gjendet i vetëvarur në burg

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në ambientet e IEVP Shkodër, ku i paraburgosuri Brendon Ronald Saporito, është gjetur i varur në dhomën e tij nga bashkëvuajtësit.

Punonjësit e institucionit kanë ndërhyrë menjëherë, duke e nxjerrë me puls dhe shenja jete drejt urgjencës, ku stafi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë. Megjithë përpjekjet e mjekëve të Spitalit të Koplikut, Saporito nuk ka mundur të mbijetojë.

Brendon Ronald Saporito, 57 vjeç, me shtetësi amerikane, ndodhej në paraburgim pas vrasjes së bashkëshortes së tij në verë të këtij viti në Shkodër, ngjarje që tronditi opinionin publik. Ai e kishte goditur me thikë për motive xhelozie, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Saporito ndodhej në IEVP Shkodër me masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, si i dyshuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Ai ishte arrestuar më 2 maj 2025 dhe ishte transferuar në burg më 4 maj 2025.

Ngjarja është raportuar menjëherë autoriteteve kompetente, ndërsa Prokuroria e Shkodrës dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vetëvarjes dhe nëse i paraburgosuri kishte shfaqur më herët probleme psikologjike.

Home » Kronike » Vrau gruan ne maj ne Shkoder, gjendet i varur ne burg amerikani

Lajme te tjera

error: Content is protected !!