EMRAT-Operacion në Lezhë për tjetërsimin e pronave – 10 masa sigurie, mes tyre ish-zyrtarë publikë dhe efektivë policie

Operacion në Lezhë për tjetërsimin e pronave – 10 masa sigurie, mes tyre ish-zyrtarë publikë dhe efektivë policie

Një tjetër rast i rëndë abuzimi me pronat në zonën e Lezhës është goditur nga Prokuroria dhe Policia e Shtetit.

Me urdhër të Prokurorisë së Lezhës dhe vendim të Gjykatës, janë ekzekutuar 10 masa sigurie, që prekin ish-zyrtarë publikë, punonjës policie dhe persona të lidhur me proceset e legalizimeve dhe administrimit të pronave.

Sipas burimeve hetimore, bëhet fjalë për një hetim të nisur prej kohësh, i cili ka zbuluar dyshime për tjetërsim pronash në zonat bregdetare dhe urbane të Lezhës. Deri tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të plota mbi mënyrën e veprimit apo vlerën e pronave të përfshira.

Masat e sigurisë të vendosura janë si më poshtë:

Pjetër Tuçi – arrest me burg Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës – arrest në shtëpi Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve – arrest në shtëpi Artmir Maxhuni, zyrtar i Kadastrës – arrest në shtëpi Luiza Bala – arrest në shtëpi Hekuran Xhina – arrest në shtëpi Flor Gjini, ish-drejtor i IKMT – ndalim i daljes jashtë shtetit Kol Malaj, ish-drejtor i IKMT – ndalim i daljes jashtë shtetit Martin Ndoka, polic zone në Shëngjin – pezullim nga detyra publike dhe ndalim i daljes jashtë shtetit

Hetimet po vijojnë për të zbardhur të gjithë skemën e dyshuar të përvetësimit dhe legalizimit të paligjshëm të pronave në territorin e Lezhës.

Autoritetet pritet të publikojnë detaje të tjera në orët në vijim.

Home » Kronike » EMRAT-Operacion në Lezhë për tjetërsimin e pronave – 10 masa sigurie, mes tyre ish-zyrtarë publikë dhe efektivë policie

Lajme te tjera

error: Content is protected !!