Në mbledhjen e drejtuar nga Christian Friis Bach, Spiropali u shpreh se gjeti mbështetje për Shqipërinë pavarësisht dallimeve politike, si vendi që nuk pret anëtarësimin për të vepruar si anëtar i BE-së, por sillet e kontribuon për parimet, vlerat dhe stabilitetin e Unionit njësoj si të ishte pjesë e tij.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Danimarkës me synim avancimin e agjendës së integrimit europian të Shqipërisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve.


