Në Lezhë po zhvillohet Kampionati Kombëtar i Ping Pongut për moshat 15–17 vjeç, ku marrin pjesë rreth 90 sportistë nga e gjithë Shqipëria, mes të cilëve edhe kampioni aktual i vendit. Sekretari i Federatës Shqiptare të Ping Pongut, Tonin Binoshaj, u shpreh se zgjedhja e Lezhës si vend zhvillimi nuk është rastësore, pasi qyteti ka pasur bashkëpunim të vazhdueshëm me federatën dhe ka siguruar bazën materiale të nevojshme për zhvillimin e këtij sporti.
Specialisti sporteve në Bashkinë e Lezhës, Aurel Locaj, theksoi se synimi kryesor është përfshirja e sa më shumë fëmijëve në aktivitete sportive dhe zgjerimi i disiplinave në qytet.
Kampionati do të zhvillohet gjatë fundjavës, ndërsa në përfundim do të shpallen fituesit kombëtarë të kategorisë së moshave 15–17 vjeç.


