Vllaznia e femrave mund Kinostudion 15-0 dhe merr fitoren e dytë radhazi në kampionat.


Vllaznia e femrave ka regjistruar një tjetër fitore të thellë në kampionat, duke mposhtur me rezultatin e thellë 15-0 ekipin e Kinostudios në ndeshjen e zhvilluar në fushën sportive “Reshit Rusi”. Ky sukses i dytë radhazi tregon qartë ambiciet e mëdha që vajzat kuqeblu kanë për sezonin e ri.

Sfida nisi fuqishëm për shkodranet, me golin e parë që erdhi në minutën e 11-të nga Klaudia Borci, e cila hapi serinë e golave dhe më vonë shënoi edhe të dytin personal në këtë ndeshje.

Protagoniste absolute e takimit ishte Megi Doçi, që realizoi plot pesë gola, ndërsa Groves u bë autore e një tripletë. Teresa Deda shtoi dy gola të tjerë, ndërsa Montenegro dhe Vuksani shënuan nga një herë secila. Në listën e golave u shtua edhe një autogol i Palajt, që vulosi rezultatin përfundimtar 15-0.

Me këtë fitore bindëse, Vllaznia konfirmon dominimin e saj në kampionatin e femrave dhe qëndron mes skuadrave kryesuese, ndërsa ka ende për të zhvilluar ndeshjen e prapambetur ndaj Partizanit.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!