“15 ditë prilli” në teatrin “Migjeni” nën regjinë e Driada Dervishit

Teatri “Migjeni” në Shkodër mirëpriti shfaqjen e radhës, dramën “15 Ditë Prilli”, të regjisores Driada Dervishi, bazuar në romanin me të njëjtin titull të autores Anisa Markarian.

Një vepër që sjell me finesë artistike e humor të zi një reflektim mbi 15 ditë të së kaluarës komuniste, duke i kthyer në një satirë të fuqishme për pushtetin, absurditetin dhe kujtesën njerëzore.

Regjisorja u shpreh se “mesazhi i ‘15 Ditë Prilli’ lidhet ngushtë me të kaluarën dhe memorien kolektive, duke na kujtuar se historia, kur harrohet, ka prirjen të përsëritet.

Aktorët e shfaqjes ishin disa prej emrave më të njohur të skenës shqiptare si Yllka Mujo, Hervin Çuli, Alesia Xhemalaj, Romir Zalla etj.

Ata mishërojnë mbi 50 personazhe, duke kaluar me mjeshtëri nga tragjikja në komiken, nga e shkuara në të tashmen.

Drama “15 Ditë Prilli” u mirëprit nga publiku shkodran që e duatrokiti gjatë në përfundimin e saj.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!