Emocion, krenari dhe shpërthim gëzimi! Trupa teatrale e fëmijëve të Qendrës Kulturore “Kujtim Alija” Shkodër, nën drejtimin e mjeshtres së madhe Drande Xhaj, ka fituar Çmimin si shfaqja më e mirë në Festivalin Mbarëkombëtar Teatror në gjuhën shqipe që u zhvillua në Zagreb, me pjesëmarrjen e 11 trupave nga disa vende të Europës.
Drande Xhaj, e emocionuar, ka ndarë në rrjete sociale një mesazh prekës plot dashuri dhe mirënjohje për fëmijët e saj artistë:
“Nuk ka gja ma të bukur të përjetosh emocionet dhe gëzimin e pa përmbajtun të ketyne fëmijëve, që shkëlqyen edhe një herë tjetër në festivalin mbarëkombëtar teatror në gjuhën shqipe në Zagreb, ku fituam çmimin si shfaqja ma e mirë e festivalit, me pjesëmarrjen e 11 trupave nga disa vende të Europës. Jam tejet e lumtur që punoj me këta fëmijë të mrekullueshëm dhe dua të jap shpirtin për ta. Krenare Shkodra dhe Shqipëria për këta yje të qendrës kulturore të fëmijëve ‘Kujtim Alija’ Shkodër. Merite e padiskutueshme për arritjet e sukseseve të njëpasnjëshme të kësaj qendre është edhe puna dhe profesionalizmi i drejtores Orjeta Kelaj, e cila i ka dhënë vizion të ri. Faleminderit yjet e mi të aktrimit që ma mbushet zemrën plot! Ju duaaaaaaaa.” 🌟
Një tjetër sukses i madh për Shkodrën, që vazhdon të mbetet djepi i artit dhe talentit të lindur, ku brezi i ri po ndriçon me pasion e përkushtim nën udhëheqjen e emrave të mëdhenj të skenës shqiptare




