Administratori i Berdicës, Hekuran Gjurreta, procedohet penalisht pasi goditi një 44-vjeçar

Policia e Shkodrës ka nisur procedim penal ndaj administratorit të njësisë Berdicë, Hekuran Gjurreta, pasi dyshohet se ka goditur një person për motive të dobëta.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. Gj., 47 vjeç, banues në fshatin Trush, pasi ka goditur me grusht shtetasin K. P., 44 vjeç, për motive të dobëta.”

Si pasojë e goditjes, 44-vjeçari ka pësuar dëmtime trupore.

Ngjarja është nën hetim nga organet kompetente, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!