Bashkia Vau Dejës dhe Ministria e Ekonomisë kanë nisur investimin i cili synon rikualifikimin urban të rrugëve të Mjedës.

Rikonstruksioni i rrugëve dhe sistemit të kanalizimeve në Mjedë ishte një ndërhyrje e domosdoshme për komunitetin lokal, tha kryebashkiaku Kristian Shkreli.

Prej vitesh, infrastruktura rrugore e amortizuar dhe mungesa e kanalizimeve kanë krijuar vështirësi në lëvizje, sidomos gjatë stinës së reshjeve, duke ndikuar në cilësinë e jetesës dhe zhvillimin e zonës.

Banorët e cilësojnë investimin si lehtësim dhe zhvillim për jetesën e përditshme.

Ky projekt synon të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin, të rrisë sigurinë rrugore dhe të zgjidhë përfundimisht problemet e ujërave të ndotura dhe atyre të shiut.

Falë këtij investimi, Mjeda do të ketë një infrastrukturë moderne, më funksionale dhe më të pastër, që i shërben banorëve dhe nxit zhvillimin urban e ekonomik të zonës.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!