Rendi ne 24 ore/Një 42-vjeçar humb jetën në spital, disa të tjerë procedohen për vepra te ndryshme

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë referuar në Prokurori disa materiale hetimore, në kuadër të ngjarjeve të ndodhura në territorin e qarkut.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, Policia njofton se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 38 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, i cili duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën udhëtonte M. M., 86 vjeç. Nga përplasja është dëmtuar lehtë 86-vjeçari.

Po ashtu, janë proceduar penalisht:

  • K. C., 67 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;
  • H. P., 22 vjeç, banues në Bushat, i cili ka humbur kontrollin e automjetit dhe është dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve është proceduar J. D., 20 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë proceduar penalisht E. A., e cila kishte kryer punime ndërtimi pa leje.

Në një tjetër rast, në lagjen “Iliria”, për shkak të një defekti elektrik, ka rënë zjarr që djegur plotësisht banesën e shtetasit L. S., 39 vjeç, si dhe ka dëmtuar banesën ngjitur në pronësi të M. S., 63 vjeçe. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Malësi të Madhe, Policia ka proceduar shtetasit M. Th. dhe L. N., pasi në banesat e tyre u konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Po në këtë zonë, është bërë kallëzim nga shtetasi P. V., 43 vjeç, i cili ka njoftuar se kushëriri i tij, V. V., 23 vjeç, është larguar nga banesa ku qëndronte në Gjermani, dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Ndërkohë, në Vau të Dejës, është kallëzuar nga shtetasi K. M., 32 vjeç, banues në fshatin Gushte, se në një tokë që ai pretendon si pronë të tij, është ndërtuar një banesë pa dijeninë e tij.

Të gjitha materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:50, në Spitalin Rajonal Shkodër, është dërguar pa shenja jete shtetasi P. K., 42 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të shkakut të humbjes së jetës.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!