AKU ndalon edhe 75 ton miser ne Han te Hotit. Dyshohet per substance kancerogjene

Edhe 75 tonë të tjera misër blegtoral janë ndaluar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër.

Vetëm pak ditë më parë, AKU kishte bllokuar 25 tonë misër nga i njëjti subjekt eksportues, duke e çuar në 100 tonë sasinë totale të ndaluar për momentin.

Misri është ndaluar në doganën e Hanit të Hotit me qëllim kryerjen e analizave laboratorike për të përcaktuar nëse ka prezencë të lartë të aflatoksinës B1. Deri ne daljen e analizave, misri do te qendroje i bllokuar.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!