Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane Giorgia Meloni kanë firmosur marrëveshjen dypalëshe mbi bashkëpunimin strategjik në fushat e kujdesit shëndetësor, energjisë, mjedisit, industrisë së sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimit të migracionit, arsimit, inovacionit, diasporës, transformimit ekonomik dhe rritjes së zgjuar.
Nëshkrimi i kësaj marrëveshje vjen pas takimit dypalësh të mbajtur në Romë në Villa Doria Pamphilj, mes kryeministrave Rama dhe Meloni.
Ndërkohë, para nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit e memorandumeve të mirëkuptimit, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, pjesë e delegacionit shoqërues të Ramës, firmosi së bashku me homologun e tij italian Guido Crosetto marrëveshjen e re të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Gjithashtu dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala së bashku me homologun Orazio Schillaci, nënshkruan marrëveshjen në fushën e shëndetësisë mes Shqipërisë dhe Italisë, për ngritjen e Rrjetit të ri Kombëtar Onkologjik dhe Institutit të ardhshëm Kombëtar të Tumoreve.

