Botërori 2026/ Shqipëria siguron për momentin vazon e dytë, rivalët e mundshëm në play-off! Rrezikojmë përballjen me Kosovën

Kombëtarja shqiptare e futbollit eshte bere skuadra e parë e kontinentit që siguron matematikisht pjesëmarrjen në zonën play-off të Kupës së Botës 2026. Për herë të parë, kuqezinjtë janë realisht në garë për një biletë drejt finaleve të verës së ardhshme që zhvillohen në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Si funksionon play-off i Botërorit 2026

Në fazën play-off marrin pjesë 12 skuadrat e renditura të dytat në grupet eliminatore, si dhe 4 skuadrat më të mira të Ligës së Kombeve. Në total 16 ekipe që do ndahen në katër vazo (1-4) sipas renditjes në FIFA. Në këtë pikë, çdo rezultat deri në ndeshjen e fundit kualifikuese ka peshë të madhe.

Aktualisht, pas rezultateve të fundit, Islanda ka kaluar Ukrainën në Grupin D, çka favorizon Shqipërinë. Me këtë konfigurim, kuqezinjtë pozicionohen në vazon e dytë (2), duke pasur një koeficient më të lartë se Islanda.

Megjithatë, ndeshja e fundit Ukraina–Islandë mund të ndryshojë edhe një herë renditjen dhe ndarjen e vazove.

Shqipëria në vazon 2 – rivalët e mundshëm

Në këtë moment, skuadra e Sylvinhos është në vazon 2 së bashku me Skocinë, Çekinë dhe Sllovakinë. Sipas rregullores, ekipet e vazos 2 do të përballen me ato të vazos 3, dhe ndeshjet do t’i luajnë në shtëpi, pasi UEFA i jep përparësi ekipeve me koeficient më të lartë.

Rivalët e mundshëm në këtë fazë janë:

Maqedonia e Veriut, Islanda, Bosnjë-Hercegovina, Kosova
— me të cilat Shqipëria rrezikon të përballet që në gjysmëfinalen e play-off-it.

Gjithsesi, me disa ndeshje ende për t’u luajtur në grupet kualifikuese, renditjet mund të pësojnë lëvizje.

Shorti i play-off

Shorti hidhet më 20 nëntor, ora 13:00, në Nyon.

  • Vazo 1 përballet me Vazon 4
  • Vazo 2 përballet me Vazon 3
  • Skuadrat e vazove 1 dhe 2 luajnë në shtëpi në gjysmëfinale

Në rast barazimi pas 90 minutash, ndeshja kalon në shtesë dhe më pas në penallti.

Fituesit e tetë gjysmëfinaleve do të përballen në finale me një takim të vetëm, me short që vendos si kundërshtarin ashtu edhe fushën pritëse, pa asnjë lloj avantazhi koeficienti.

Sa ndeshje do luajë Shqipëria?

  • Në skenarin më të mirë: 2 ndeshje play-off
  • Në skenarin më të keq: vetëm 1 ndeshje, nëse skualifikohet që në gjysmëfinale

Ndeshjet play-off do të zhvillohen më 26 dhe 31 mars 2026.

Ndarja aktuale e vazove sipas rezultateve të 13 nëntorit

Vazo 1: Itali, Turqi, Poloni, Hungari
Vazo 2: Skoci, Çeki, Sllovaki, Shqipëri
Vazo 3: Maqedoni e Veriut, Islandë, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë
Vazo 4: Uells, Rumani, Suedi, Irlandë e Veriut

Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë më pranë një Botërori. Me një pozicionim të favorshëm dhe me dorën në short, ëndrra e kualifikimit në Amerikën e Veriut është më e gjallë se kurrë.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!