Eglantina Frroku: Zonat e “Paketës së Maleve” përbëhen kryesisht nga tokë shtetërore

Procesi i zbatimit të “Paketës së Maleve” në Bashkinë e Shkodrës ka hyrë aktualisht në fazën e evidentimit të zonave me potencial zhvillimi dhe verifikimit hartografik të tyre.

Ky proces po realizohet në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e cila po shqyrton gjendjen juridike dhe statusin pronësor të plan vendosjeve  të përcaktuara nga bashkia për këtë paketë zhvillimi

Sipas drejtueses së Kadastrës Shkodër, Eglantina Frroku, nga verifikimet e deritanishme rezulton se zonat që janë identifikuar për përfshirje në Paketën e Maleve, për Shkodrën, përbëhen kryesisht nga prona shtetërore, çka lehtëson procesin e mëtejshëm të planifikimit dhe ndërhyrjeve zhvillimore.

Shkodra renditet ndër qarqet me interesin më të lartë në nivel kombëtar për pjesëmarrje në këtë program.

Vetëm gjatë fazës së aplikimeve për shprehjen e interesit, kanë aplikuar mbi 650 subjekte të ndryshme, që synojnë të zhvillojnë projekte në zonat malore me potencial turistik, bujqësor dhe pyjor

Home » Aktualitet » Eglantina Frroku: Zonat e “Paketës së Maleve” përbëhen kryesisht nga tokë shtetërore

Lajme te tjera

error: Content is protected !!