Pukë – Nis puna për rehabilitimin dhe zgjerimin të varrezave publike, Ndou dhe Dodaj inspektojnë ecurinë e projektit

Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, ka inspektuar sot ecurinë e punimeve në projektin “Rehabilitimi dhe zgjerimi i Varrezave Publike të Qytetit të Pukës”, një investim i rëndësishëm që po realizohet në bashkëpunim me Bashkinë Pukë.

Gjatë inspektimit, Ndou dhe kryetari i Bashkisë, Rrok Dodaj, u njohën nga afër me ecurinë e punimeve, të cilat synojnë krijimin e një hapësire të denjë, të rregulluar dhe të sigurt për ofrimin e shërbimeve funerale për komunitetin lokal.

Sipas Ndout, ky projekt do të garantojë standarde më të larta dhe kushte më dinjitoze për familjet që përdorin këtë hapësirë, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën publike të qytetit.

“Ky është një hap tjetër konkret në drejtim të ofrimit të shërbimeve që qytetarët e qarkut Shkodër meritojnë,” u shpreh ai gjatë inspektimit.

Home » Aktualitet » Pukë – Nis puna për rehabilitimin dhe zgjerimin të varrezave publike, Ndou dhe Dodaj inspektojnë ecurinë e projektit

Lajme te tjera

error: Content is protected !!