Kombëtarja mbyll përgatitjet për Anglinë me një atmosferë pozitive mes kuqezinjve.

Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet për ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Botërorit 2026 atë me Anglinë. Nën drejtimin e Sylvinhos, kuqezinjtë zhvilluan seancën e fundit stërvitore në Air Albania Stadium.

Në skuadër, u pa një atmosferë pozitive me futbollistët që tashmë nuk e kanë më atë presionin e rezultatit duke qenë se Kombëtarja jonë është e kualifikuar në playoff.

Qetë dukej edhe Armando Broja që pas ndeshjes me Andorrën u bë protagonist i një momenti trishtimi që bëri xhiron e botës në rrjetet sociale sa tërhoqi vëmendjen edhe të mediave britanike.
Sfida mes Kombëtares shqiptare dhe Anglisë do të luhet në orën 18:00 të së dielës në Air Albania Stadium një sfidë kjo që do të transmetohet në platformën Digitalb. topchannel

Home » Sport » Kombëtarja mbyll përgatitjet për Anglinë me një atmosferë pozitive mes kuqezinjve.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!